Lajme

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Qytetarët duke protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Asnji cent ma shumë” është moto e protestës, e cila ka nisur në orën 12:00.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovë.

“S’paguajmë edhe për veriun”, “Rryma nuk është luks”, janë disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit./SHQIP.com