Lajme Ballkan

Nikolla i kërkoi presidentit austriak që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE

Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i ka kërkuar presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një takim i ngrohtë e miqësor me Presidentin Federal të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen. Përsërita kërkesën për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Nikolla.

Po ashtu Nikolla e falënderoi Van der Bellen për marrëdhëniet të shkëlqyera e dinamike si edhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Nikolla shprehu mirënjohjen ndaj Austrisë për rolin shumë të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

/Shqip.com