Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj zëvendësministres së MPJD-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres së Punëve të jashtme dhe Diasporës, Liza Gashit për mosdeklarim të pasurisë.

Kjo është bërë e ditur për Shqip.com nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, tha Ulaj.

Lexo edhe:
Ngritet kallëzim penal ndaj zëvendësministres së MPJD-së, Liza Gashi

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, tri ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres, Liza Gashi.

/Shqip.com