Lajme

Ngritet kallëzim penal ndaj zëvendësministres së MPJD-së, Liza Gashi

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.

Kallëzimi penal është pranuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Iu njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje bën të ditur se prokurori kompetent rastin në fjalë e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi.

/Shqip.com