Lajme

Ngriten 49 aktakuza vetëm për 24 orë

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate të lëshuar për media ka njoftuar rreth numrit të aktakuzave të ngritura në 24 orëshin e fundit.

Sipas të dhënave Prokuroritë Themelore nëpër qytetet e Kosovës kanë ngritur 49 aktakuza kundër 50 personave, që dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë  personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

/Shqip.com