Art Jetese

Ngrirja e muskujve të qafës, pse ju ndodh dhe si ta trajtoni

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo.

Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj.

Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar.

Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.

Shkaqet e kontraktimit të qafës

Sipas të dhënave kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve.

Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë: Lëndimet muskulore, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm, qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës, fleksibilitet i mangët muskulor, si dhe dobësim i muskujve, shkruan Agroweb.

Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.

Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.

Ndërkaq, për ta trajtuar si duhet kontraktimin e qafës në kushtet e shtëpisë mund të vendosni kompresa të ftohta dhe të ngrohta të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës.

Po ashtu ekspertët rekomandojnë edhe aktivitet fizik i cili mund të jetë efikas për zhbllokimin e qafës.