Art Jetese

Ngërçet e barkut mund të jenë shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

Dhimbja e barkut mund të nënkuptojë më shumë se thjesht probleme me zorrët. Kjo dhimbje nuk është vetëm pasojë e problemeve të tretjes si gazrat. Mund të nënkuptojë diçka tjetër ose diçka më akute dhe serioze, prandaj është e nevojshme të keni kujdes për të gjitha sëmundjet e mundshme që lidhen me dhimbjet e barkut.

Këtu janë disa shkaqe të zakonshme, të mundshme të ngërçeve të barkut që mund të kenë nevojë për një ndërhyrje mjekësore.

Tërheqja dhe tendosja e muskujve

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së barkut është një muskul i tërhequr ose i tendosur. Duke qenë se muskujt tanë të barkut vihen në punë sa herë që ndërmarrim një aktivitet që kërkon tërheqje, shtytje dhe kapje, dhimbja e barkut është shumë e mundshme.

Intoleranca ushqimore

Kur një person vuan nga intoleranca ushqimore, ai ose ajo ka vështirësi në tretjen e ushqimeve të caktuara, duke çuar në reagime të pakëndshme në trup, një prej të cilave është dhimbje barku.Për më tepër, simptomat përfshijnë fryrje, diarre, skuqje të lëkurës dhe kruajtje.

Sëmundja e celiakisë

Sëmundja e celiakisë është një gjendje që shfaqet te njerëzit që janë alergjikë ndaj glutenit, i cili është një proteinë që gjendet në shumë drithëra, duke përfshirë grurin dhe elbin. Përveçse shkakton inflamacion në zorrën e hollë, kjo sëmundje mund të çojë edhe në dhimbje barku dhe parehati.

Endometrioza

Gratë me endometriozë mund të përjetojnë gjithashtu siklet të dhimbshme të legenit ose në pjesën e poshtme të barkut. Endometrioza është një çrregullim në të cilin indi që normalisht mbulon brendësinë e mitrës tuaj rritet jashtë mitrës.

Simptoma të tjera mund të variojnë nga dismenorrea, e cila është periudha e dhimbshme menstruale, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale deri te infertiliteti.