Ekonomi Biznes

Nga TEB Bank flasin rreth mospranimit të monedhës 2 euro

TEB bank

Nëse vendosi që të depononi monedhën 2 euro në bankë mund të rezultojë veprim i pasuksesshëm.

Kjo pasi monedha 2 euro false janë duke qarkulluar në treg me të madhe.

‘TEB Bank’ në një përgjigje për SHQIP.com ka konfirmuar që pranojnë vetëm një sasi të limituar të kësaj monedhe.

“Banka TEB pranon monedha metalike prej 2 euro me një limit të caktuar dhe kujdes të shtuar për shkak të numrit të madh të këtyre bankënotave të falsifikuara që janë paraqitur në treg”.

Për këtë veprim kjo bankë ka njoftuar edhe degët tjera.

“Për këtë kemi njoftuar degët të kenë kujdes të shtuar rreth këtyre bankënotave dhe të pranojnë në sasi të limituar aq sa e kanë të mundur të kontrollojnë secilën bankënotë në detaje”, thuhet në përgjigjën për SHQIP.com

Lexo edhe:
Bizneset në hall me deponimin e monedhës 2 euro, TEB Banka i refuzon ato

Redaksia ka raportuar dje gjatë ditës për këtë vendim të kësaj banke, ku ka siguruar edhe emailin drejtuar bizneseve me paralajmërimin përkatës.

Në anën tjetër, burime të SHQIP.com brenda BQK-së kanë thënë se bankat e vlerësojnë vetë rrezikun.

“Bankat e vlerësojnë vete rrezikun për t’i pranuar apo jo këto para. Është shtuar numri i 2 eurove false, andaj bankat janë duke treguar kujdes më të madhe, pasi po e konsiderojnë shumë rrezik. Ato rrezikojnë shumë nëse pranojnë ndonjë pare të falsifikuara”.

Në Kosovë ka disa muaj që janë duke qarkulluar më të madhe monedhat false.

Shumat më të falsifikuara janë monedha 2 euro dhe 100 euro.

Vetëm brenda tre muajve të fundit mbi 1 mijë euro janë raportuar si të falsifikuara nga monedhat dy euro./SHQIP.com