Ekonomi Burime brenda Bankës Qendrore të Kosovës kanë thënë për Shqip.com se bankat e vlerësojnë vetë rrezikun

Bizneset në hall me deponimin e monedhës 2 euro, TEB Banka i refuzon ato

Banka TEB

Një nga bizneset më të mëdha në Kosovë nuk është duke mundur t’i deponojë monedhat 2 euro në bankën TEB.

Kjo pasi sipas bankës këto monedha janë duke qarkulluar false me të madhe në treg.

SHQIP.com ka siguruar emailin e kësaj banke drejtuar bizneseve me paralajmërimin përkatës.

“Duke marrë parasysh që monedhat në vlerë 2 euro false janë duke qarkulluar në treg, ju njoftojmë që për një periudhë të caktuar nuk mund të pranojmë këtë monedhë nga ana juaj”.

Në lidhje më këtë vendim, menaxherja e këtij biznesi në kushte anonimiteti ka thënë për Shqip.com se në qoftë se bëjnë deponimin e kësaj shume do të konsiderohen minus.

“Kemi pranuar emali se monedhën dy euro nuk do të pranojnë më. Madje nëse e deponojmë ndonjë monedhe 2 euro, na konsiderojnë që jemi minus po atë shumë”, ka deklaruar ajo për Shqip.com.

Ajo tha se arsyeja që kanë marrë këtë vendim është për shkak të sigurisë.

“Kishe për shkak të sigurisë se kjo është monedha me e falsifikuar. Por, ne kemi aparatin që e verifikon paratë para se ato të pranohen e të cilat po konsiderohen të rrezikshme”.

Tutje, ajo ka treguar se monedhat janë duke i mbajtur në arka dhe qarkulluar ato me konsumatorë.

Shqip.com ka kërkuar për këtë përgjigje edhe nga banka TEB, por nuk kanë ofruar sqarime.

Burime brenda BQK-së: Bankat e vlerësojnë vetë rrezikun

Lidhur me faktin se sa banka janë duke aplikuar këtë masë sigurie dhe nëse e njëjta është legjitime, Shqip.com ka kërkuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës, por të njëjtit nuk ofruar të dhëna.

Derisa burimet brenda këtij institucione kanë thënë se bankat e vlerësojnë vetë rrezikun.

“Bankat e vlerësojnë vete rrezikun për t’i pranuar apo jo këto para. Është shtuar numri i 2 eurove false, andaj bankat janë duke treguar kujdes më të madhe, pasi po e konsiderojnë shumë rrezik. Ato rrezikojnë shumë nëse pranojnë ndonjë pare të falsifikuara”.

Në Kosovë ka disa muaj që janë duke qarkulluar më të madhe monedhat false.

Shumat më të falsifikuara janë monedha 2 euro dhe 100 euro.

Vetëm brenda tre muajve të fundit mbi 1 mijë euro janë raportuar si të falsifikuara nga monedhat dy euro./SHQIP.com