Art Jetese

Nga depresioni te kanceri, ja nga cilat sëmundje rrezikoheni nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D

Vitamina D, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut.

Ajo vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin.

Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme:

Ndikon në shfaqjen e depresionit

Prania e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale të komunikimit apo shërbimeve po ndikon drejtpërdrejt në izolimin e njeriut modern, i cili tanimë është kthyer në kavien e smartphonë-ve apo kompjuterit duke e privuar jo vetëm nga kontakti me të tjerët, por edhe me natyrën, shkruan Living.

Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbi veshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.

Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal

Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit.

Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare

Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave.

Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve.  

Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore, si dhe në shfaqjen e osteoporozës, artritit dhe inflamimit të gishtave të këmbës.