Sport Ndërkombëtar

Nga Barcelona në Meksikë, historia e Dani Alves vazhdon

Dani Alves

Historia e Dani Alves vazhdon.

Karriera legjendare e mbrojtësit do të vazhdojë në Meksikë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës i është bashkuar skuadrës Pumas Unam si agjent i lirë.

Braziliani u rikthye në “Camp Nou” nëntorin e kaluar, por u lirua në përfundim të stinorit 2021-22, duke mos e vazhduar kontratën.

Pumas janë në vendin e tetë në tabelën e Liga MX, me pesë pikë të grumbulluara më tri ndeshjet e para.

Skuadra meksikane e konfirmoi lajmin me një video ku shkruhej:

“Dani Alves ne jemi duke të pritur ty”.

Pas largimit të 39-vjeçarit nga Spanja, ai tregoi se ishte i zhgënjyer me mënyrën se si u largua nga Barcelona.

Ai stinorin e kaluar bëri 15 paraqitje në të gjitha garat./Ship.com