Lajme

Nga Aeroporti i Prishtinës mohojnë ardhjen e refugjatëve afganë në Kosovë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari” kanë mohuar raportimet në disa media se grupi i parë i refugjatëve afganë ka arritur në Kosovë.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ka deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë, pasi në këtë aeroport nuk ka arritur asnjë avion me refugjatë afganë.

Madje ajo ka thënë se nuk ka asnjë paralajmërim për ardhjen e tyre.

“Jo lajmi nuk është i vërtetë. Në ANP ‘Adem Jashari’ nuk është paralajmëruar asnjë ardhje me refugjatë afganë. Porsa të ketë diçka të tillë do të njoftojmë”, ka thënë Gara përmes telefonit për KP.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë të ditur akoma numrin, kohën dhe lokacionin ku do të strehohen refugjatët afganë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin britanik “Sky News”, deklaroi se vendi është duke i shtuar kapacitetet për t’i strehuar ata./SHQIP.com