Lajme

Osmani për SkyNews: Kosova po rritë kapacitetet për më shumë refugjatë afganë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizioni britanik “Sky News”, deklaroi se vendi është duke i shtuar kapacitetet për t’i strehuar refugjatët afganë.

Synimi i Kosovës tha se është të pranojë sa më shumë, por nuk ka përmendur shifër.

“Ne po rrisim kapacitetet ashtu që të mund të pranojmë më shumë refugjatë afganë. Nuk mund të përmend numrin final deri të studiojmë ato dhe çdo lokacion në Kosovë që mund t’i marrë ata”.

“Është çështje ditësh, por jemi gati t’i pranojmë grupin e parë, kështu që do të varet nga ajo se si aranzhohet transporti i tyre nga SHBA-ja”, tha Osmani duke shtuar se Kosova është gati “me derë dhe zemër të hapur” për t’i pritur afganët.

Ajo më tej bëri të ditur se strehimi i tyre do të jetë i përkohshëm ndaj dhe tha se “nuk ka kërkesa për status të qëndrimit”.

“Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë njerëzit të vijnë këtu, por e kemi derën e hapur dhe nuk ka ndonjë shtet në botë që e kupton dhimbjen e refugjatëve më shumë se sa ne”, theksoi Osmani për “Sky News”./SHQIP.com