Sport Ndërkombëtar

Neymar – refuzon të flas për marrëdhënien e tij me Mbappen

Neymar Jr

Neymar Jr nuk ka pranuar të komentojë për marrëdhëniet e tij – me Kylian Mbappen.

Pas ndeshjes Brazil-Ghana që përfundoi 3-0 dhe Neymari asistoi dy herë – ai u pyet për situatën e tij me Mbappen, por nuk dha përgjigje.

Fillimisht, Neymar tha se nuk po e kuptonte pyetjen, e pastaj kur e kuptoi – u largua – pa thënë asgjë.

Raportimet – se dyshja nuk po kalojnë momente të mira miqësie u shtuan kur Mbappe – në një ndeshje kampionale e shtyu Messin, teksa u mundua ta “rrëmbejë” penaltinë nga Neymari.

Cila është forma aktuale e sulmuesit brazilian?

Neymar është sulmuesi me statistikat më të mira – në elitën e futbollit francez.

Këmbëshpejti ka shënuar tetë gola – teksa numëron edhe pesë asistime – në tetë ndeshje të zhvilluara – në elitën e futbollit francez.

Paraqitje të mira ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve – sepse ka një gol dhe një asistim – në dy ndeshje të zhvilluara.

30 vjeçari po e zhvillon sezonin e gjashtë – në qytetin e dritave.

Numri 10 mbetet ende transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, sepse PSG-ja i kishte paguar Barcelonës 222 milionë euro në vitin 2016 – për shërbimet e tij./Shqip.com