Lajme

Nexhmije Gori merr detyrën e kryetares së Odës së Infermierëve

Kryetarja e sapozgjedhur e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e saj.

Gori, ka thënë se është kënaqësi për të që e ka gjetur Odën si një institucion të konsoliduar mire.

“Këtë pozitë e pranoj si një përgjegjësi dhe njëkohësisht privilegj. OIK e kam gjetur në rrugë të mbarë dhe të mirë dhe për këtë u jam tejet falëmnderues”, tha kryetarja Gori gjatë pranimit të detyrës.

Ndryshe, zgjedhjet për kryetar të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë janë mbajtur më 27 shkurt 2023, ku Kuvendi i OIK ka zgjedhur për kryetare të Odës në mandat 4 vjeçar, znj. Nexhmije Gori.

Sipas OIK-ut, Gori ka punuar për më shumë se dy dekada si infermiere në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

/Shqip.com