Sport Ndërkombëtar

Newcastle United interesohet për futbollistin e Barcelonës

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Skuadra angleze Newcastle Unitedi po synon transferimin e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha në fund të këtij sezoni.

“Daily Mail” ka raportuar të hënën se Newcastle po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij në verë.

Raphinha te Newcastle po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri dhe ekipi anglez është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.

26-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar nga Leeds Unitedi për 58 milionë euro, ndërsa me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027.

Në 37 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për Barcelonën, Raphinha ka 9 gola e po aq asistime.

/Shqip.com