Lajme Botë

New York Post: Oficerët rusë detyrojnë infermieret të bëhen ‘skllave seksi’ në Ukrainë

Sipas një informatori, mjeket ruse që shërbejnë në Ukrainë po detyrohen të bëjnë seks me komandantët e tyre.
Sipas një informatori, mjeket ruse që shërbejnë në Ukrainë po detyrohen të bëjnë seks me komandantët e tyre.

Infermieret ruse që shërbejnë në Ukrainë janë nën presion të madh nga oficerë të tjerë për të marrë rolin e “bashkëshortes së fushëbetejës” ose “skllaves së seksit”, ka pretenduar një veteran rus, sipas New York Post.

Gazeta amerikane citon një intervistë të dhënë nga gruaja në fjalë për organizatën e pavarur të lajmeve Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, ku ajo përshkruan strategjinë e ndjekur nga burra të fuqishëm në ushtrinë ruse për të shfrytëzuar bashkatdhetarët e tyre, por edhe “torturën” që e pret ata që refuzojnë t’i nënshtrohen oreksit të tyre.

Gruaja, e përmendur në intervistë me pseudonimin “Margarita” , tha se ajo ka qenë duke iu nënshtruar trajtimit rehabilitues me ilaçe kundër depresionit për dy muajt e fundit, për shkak të përvojave shumë traumatike që ka jetuar në Ukrainë. Këto eksperienca, siç tregon ajo, rezultuan që ajo vuante ende nga ankthet dhe sulmet e panikut. “Edhe kur nuk jam vetëm dhe jam e zënë, unë ende shoh gjithë këtë tmerr para meje,” thotë Margarita, duke iu referuar mizorive që ajo pretendon se oficerët rusë kanë kryer kundër vartësve të tyre në Ukrainë.

Margarita, një nënë beqare që jeton në qytetin e Belgorod me fëmijët e saj doli në pension në vitin 2017 pas 11 vitesh shërbim. Megjithatë, verën e kaluar, ajo mori vendimin për të dalë vullnetare në Ukrainë si infermiere për të siguruar jetesën për familjen e saj. Sipas gruas, me të mbërritur në Nizhny Novgorod për stërvitjen e saj, një kolonel që komandonte një togë të blinduar “e vuri re” dhe filloi menjëherë të përpiqej ta bindte atë që të bëhej “gruaja e tij e fushëbetejës” – një “rol jozyrtar për gratë në ushtri, të cilat zakonisht gatuajnë, pastrojnë dhe ofrojnë shërbime seksuale për oficerët meshkuj”.

Një mjeke e quajtur Margarita tha se ajo ishte detyruar të flinte në tokë në pyll për muaj të tërë, sepse ajo refuzoi të bëhej “gruaja e fushës” e një koloneli.

Margarita thotë se ajo zmbrapsi me forcë rrethimin dashuror të kolonelit, i cili vazhdoi kur u dërguan në Ukrainë. I vendosur për të thyer rezistencën e saj, oficeri rus urdhëroi vartësit e tij që t’ia vështirësonin jetën. “Për një muaj kam fjetur jashtë. Ndërsa të tjerët e kalonin natën në çadra apo shtëpi, unë flija në tokë, pranë një rruge, në një pyll të vogël”.

Veterania ruse shpjegon se qëllimi i “torturës” së saj ishte ta bënte atë të përkulej dhe të pranonte të bënte seks me kolonelin, por ajo nuk e bëri dhe për këtë arsye u dërgua në vijën e parë si “hakmarrje”.

Sipas Margaritës, në togën e saj kishte gjithsej shtatë gra, nga mosha 23 deri në 38 vjeç, shumë prej tyre ishin të martuara dhe të gjitha ishin nën presion për t’u anuar me një ose më shumë oficerë.

“Kur arritëm atje, askush nga ne nuk e dinte se çfarë po ndodhte sigurisht. Sapo e kuptuam, nuk kishte kthim prapa”, vëren ajo.

Margarita përshkruan incidentet e dhunës së tmerrshme ndaj grave ruse në Ukrainë. Në njërën prej tyre, ajo thotë se pa një oficer të dehur që qëlloi “gruan e tij të fushëbetejës”, një infermiere të quajtur Svetlana, në një sulm xhelozie. “Ata e bënë të dukej sikur ishte vepër e ukrainasve”, thotë gruaja për dëmtimin e gruas fatkeqe, që mbeti invalide nga dhuna.

Për të fshehur sulmin, oficeri qëlloi veten në krah, me qëllimin se u plagos duke u përpjekur ta mbronte dhe u lirua nga spitali gati 3 javë më vonë.

Disa pjesëtare femra të shërbimit, shumë prej tyre të martuara, u kaluan mes oficerëve në mënyrë që të kishin akses në ushqim dhe cigare.

Para se të qëllonte viktimën e tij, oficeri në fjalë “po godiste Svetlanën me dorezën e armës përpara njerëzve të tjerë ”, kujton Margarita. E njëjta grua, e martuar, më vonë u detyrua të thërriste burrin e saj dhe t’i zbulonte marrëdhëniet seksuale që kishte me oficerin, “sepse kishte frikë se ajo mund të kthehej shtatzënë nga lufta”.

Një tjetër kolege e Margaritës, Alina, iu “dorëzuar” një oficeri në shtator. “Ata thjesht e bën si fakt: “Do të jesh me të, ai të pëlqen””, thotë veterania ruse. Më vonë mësoi se Alina mori të njëjtin rol për oficerë të tjerë me radhë. “Vajza sapo e pranoi. Dhe shumica e vajzave bëjnë të njëjtën gjë. Ata vendosin që është më mirë të sigurojnë kushte të mira jetese në luftë, me ushqime dhe cigare”.

Megjithatë, Margarita flet edhe për incidente tronditëse të dhunës ndaj rekrutëve meshkuj nga oficerët rusë. Disa që refuzuan të dërgoheshin në vijën e frontit u burgosën të zhveshur në bodrume të njoma dhe të mbushura me minj. Nëse kjo metodë dështonte, aplikonin një më “efektive”, thotë Margarita. “I detyronin të hapnin varret e tyre. Ata hapën një gropë dhe u shtrinë në të. Të tjerët, nën kërcënimin e armëve, i hodhën dheu. As koka e tyre nuk dukej. Pastaj drejtuesi i togës kalonte dhe qëllonte gropat një nga një”.

Sipas veteranes ruse, ata që i mbijetuan kësaj sprove “nuk u interesuan më për asgjë ” dhe kështu shkuan pa u ankuar në vijën e frontit. /New York Post

/Shqip.com