Neuer e vazhdon rrugëtimin me Bayernin
Publikuar:
(23.05.2022 11:43:05)

Ani pse është 36 vjeçar – ende mbetet i pazëvendësueshëm.
Manuel Neuer ka vazhduar kontratën me Bayern Munchen – deri në vitin 2024.
Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi – përmes një postimi në faqen zyrtare.
Pas rinovimit, drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamidzic tha se “ai do të vazhdojë të ketë një rol të madh për të siguruar që ne të arrijmë qëllimet tona”.
Gardiani gjerman i ishte bashkuar Bayernit – në vitin 2011 – teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Schalke 04.
Që kur ka zbarkuar në “Allianz Arena” – ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi.
Ndërsa, është edhe fitues i Kupës së Botës (2014) me kombëtaren gjermane.
Pas tij – rrugëtimin me Bayernin pritet ta vazhdojë edhe Thomas Muller. /Shqip.com