Ekonomi Biznes

Netflix i pushon nga puna 300 punonjës, pasi viti i vështirë për kompaninë vazhdon

Netflix po pushon nga puna 300 punonjës në mes të një viti të vështirë për gjigantin e transmetimit.

Një zëdhënës i kompanisë për CNN ka thënë se një tillë po ndodh në përputhje me investimet e bëra.

“Ndërsa ne vazhdojmë të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në biznes, ne i bëmë këto rregullime në mënyrë që kostot tona të rriten në përputhje me rritjen tonë të ngadaltë të të ardhurave. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ata kanë bërë për Netflix dhe po punojmë shumë për t’i mbështetur ata në këtë tranzicion të vështirë”, tha ai.

Pushimet e së enjtes ndikojnë në rreth 3% të fuqisë punëtore të Netflix, e cila përfshin 11,000 punonjës me kohë të plotë.

Pushimet nga puna gjithashtu po ndodhin kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Netflix raportoi në prill se humbi abonentë për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Kjo dërgoi valë tronditëse në Wall Street, duke i bërë investitorët të fshijnë miliarda dollarë nga kapitali i tregut të Netflix./Shqip.com