Lajme Botë

Netanyahu mandatohet për formimin e Qeverisë së re izraelite

Former Israeli Prime Minister and the head of Likud party, Benjamin Netanyahu and his wife Sara gesture after first exit poll results for the Israeli Parliamentary election at his party's headquarters in Jerusalem, Wednesday, Nov. 2, 2022. (AP Photo/Tsafrir Abayov)

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në udhëheqjen e shtetit.

Ekzekutivi i ri pritet të jetë administrata më e djathtë që Izraeli ka pasur ndonjëherë.

Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh.

“Kam vendosur që t’ua jap ju, Benjamin Netanyahu, detyrën për formimin e Qeverisë”, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjatë ceremonisë të mbajtur në Jerusalem më 13 nëntor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kujtojmë se një javë më parë, u raportuar se  me 86% të votave të numëruara, ish-kryeministri Izraelit, Netanyahu, me partinë e tij Likud, do të arrij të marrë 65 vende parlament i njohur ndryshe me emrin Knesset që ka 120 vende.

/Shqip.com