Ekonomi

Nesër nënshkruhet marrëveshja prej 55 milionëve për energjinë e pastër

Shteti i Kosovës pritet të përfitojë 55 milionë euro për dy projekte për energji të pastër.

Kështu kishte bërë të ditur, Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve Hekuran Murati, rreth një javë më parë.

E nesër kjo pritet të bëhet edhe zyrtarisht kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”.

Lexo edhe:
Kosova përfiton 55 milionë euro për energji të pastër

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një njoftimi.

Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

 

/Shqip.com