Ekonomi

Kosova përfiton 55 milionë euro për energji të pastër

Shteti i Kosovës pritet të përfitojë 55 milionë euro për dy projekte për energji të pastër.

Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve Hekuran Murati.

“Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot.Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK”, ka shkruar Murti.

Po ashtu Murati ka bërë të ditur se edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu u hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme.

/Shqip.com