Lajme

Nesër në Kuvend interpelanca ndaj ministrit Murati

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve

Nesër gjatë ditës së enjte do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës thuhet së në këtë seancë do të mbahet interpelanca ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Krahas kësaj do të bëhet shqyrtimet e para të projektligjeve për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Sigurinë Kibernetike dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Në rendë të ditës janë edhe deklarimet e deputetëve si dhe pyetjet parlamentare.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit me pretekstin se nuk kanë punuar dhe ishin në grevë.

Megjithatë, pagat nuk u proceduan as për mësimdhënësit të cilët nuk hynë fare në grevë ose për ata të cilët e thyen grevën.

Sipas kontratave kolektive punëdhënësi ka qenë i obliguar që të procedoj pagat jo më larg se data 5 tetor por që ky afat tashmë ka kalaur.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka qujtur si hakmarrje e Qeverisë ndaj mësimdhënsve si dhe nxitje për të shkaktuar përçarje në anëtarësi.

Nagavci: Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut, nuk ka paga për mos punë – SHQIP.com

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se mosekzekutimi i pagave ka qenë për arsyeje se komunat nuk kanë dërguar listat e mësimdhënsve.

Por, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se listat dhe raportet janë dërguar në ministri andaj, edhe ndaljen e pagave për mësimdhënsit e kanë quajtur si joligjore përshkak se sipas tyre punëdhënsi është komuna ndërsa, ekzekutuesi i pagave është ministria.

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati dhe sekretarit të tij – SHQIP.com

Kundër vendimit të Ministrisë së Financave ka dalur edhe opozita. Partia Demokratike e Kosovës, të hënën ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Murati ndërsa sot ka njoftuar se ky kallëzim penal është bërë në Prokurorinë Speciale.

Sipas PDK-së, shkelja e ligjit nga Murati është e dyfisht për shkak se ai ju ka ndalur pagat mësimdhënsve si dhe ka diskriminuar ata.

Vlen të theksohet se diskriminimi lidhet me atë se ky dikaster ka ndalur pagat vetëm për mësimdhënësit si sindikatë e cila ishte në grevë dhe jo për shërbyesit civil që po ashtu ishin në grevë.

SBASHK-u ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se ata nuk e nisen as nuk e mbyllën grevën por ishin pjesë e grevës të nisur nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ministri Murati tregon se a do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit – SHQIP.com

Në një përgjigje per Kosovapress, Ministri Murati ka deklaruar që do të veprojë sipas ligjit si dhe do të paguhen vetëm ata që kanë punuar duke nënkuptuar që mesimdhënësit grevist nuk do të paguhen.

SBASHK-u dhe sindikatat e tjera kanë qenë për më shumë se një muaj në grevë të përgjithshme ndërsa, greva u pezullua me 3 tetor për të vazhduar  në janar në rast që kërkesat e tyre nuk plotësohen nga Qeveria e Kosovës.

/Shqip.com