Lajme

Nesër në konferencë për media Abazi do të flas për marrëveshjen e targave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka paralajmëruar konferencë për media për ditën e nesërme.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka njoftuar se në këtë konferencë do të flasë edhe për marrëveshjen për targa në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nesër në konferencën për media në ora 10:00 në Kuvend të RKS: Marrëveshja për targat dhe marrëveshja finale me Serbinë. Përzgjedhja e gjykatësve të gjykatës Kushtetuese. Ekstradimi/ Transferimi i të burgosurve nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”, shkroi Abazi.

Tutje, Abazi tha se në këtë konferencë do të flasë edhe për pompat termike për të  treguar se a janë zgjedhje e problemit për ngrohje gjatë dimrit.

/Shqip.com