Lajme

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Joe dhe Beau Biden

Nën organizimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës, kjo ceremoni do të fillojë nga ora 18:30.

“Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett”, thuhet në njoftim.

Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Ndërsa, kjo është hera e dytë që Kosova nderon atë.

Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel./SHQIP.com