Lajme

Nesër hapet pikë e re e vaksinimit në Prishtinë

Ilustrim

Nga e premtja e 18 shkurtit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave do të hapet një pikë e re për vaksinim kundër Coronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Ju njoftoj se nga nesër me datë 18.02.2022 do të hapim edhe një pikë të re për vaksinim kundër Covid-19, në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.2 në Kodrën e Trimave”, thuhet në njoftimin për media.

Orari i punës në këtë pikë do të jetë çdo ditë të javës nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë aktualisht bëhet në QMF-7 në lagjen “Kalabria”, në Qendrën Tregtare “Albi Mall”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe nga nesër edhe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë (QMF-2).

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Kosovë është 1 milion e 805 mijë e 533. Prej tyre, 812 mijë e 299 janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri tani janë dhënë 95 mijë e 264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./SHQIP.com