Lajme

Nesër betohen ushtarët e rijnë të FSK-së

Nesër pritet të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rijnë të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo ceremoni pritet të nis në ora 10:00 dhe pritet të mbahet në Kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së, Ferizaj./Shqip.com