Sport Ndërkombëtar

Nëse paguani 300 euro – mund të luani në “Camp Nou”

Stadiumi "Camp Nou"

Për të gjithë ata që kanë ëndërruar të luajnë në “Camp Nou” – këtë mund ta bëjnë realitet edhe pa u bërë futbollist profesionist.

Në stadiumin që ka kapacitetin e rreth 99 mijë uleëseve – mjafton të paguani 300 euro dhe mund ta shijoni një ndeshje me shoqëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi katalunas – në websiten zyrtar.

“Shfrytëzojeni sa më shumë këtë përvojë që ndodh një herë në jetë. Vetëm këtë qershor!

A keni ëndërruar ndonjëherë të luani në Camp Nou? Ëndrra juaj tani mund të bëhet realitet! Ejani vetëm ose me miqtë dhe shijoni lojërat e organizuara nga FC Barcelona në Camp Nou këtë verë” – thuhet në njoftim.

Pagesa prej 300 eurosh bëhet për një person, teksa ndeshja zgjat 60 minuta.

Stadiumi do të jetë në dispozicion – vetëm gjatë dative 6 dhe 11 qershor, teksa me të njëjtën pagesë përfshihet edhe hyrja në muzeun e klubit. /Shqip.com