Art Jetese

Nëse keni këto simptoma mëlçia juaj është plot toksina

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Ajo prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten, prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Por kur mëlçia është e infektuar me parazitë dhe toksina ajo shfaq 4 shenjat e mëposhtme:

Ndryshim i ngjyrës së urinës dhe feçeve: Ndryshimet e ngjyrës dhe aromës së urinës jo gjithmonë janë të lidhura me infeksionet e traktit urinar, ato mund të tregojnë gjithashtu probleme të keqfunksionimit të mëlçisë.

Shtim në peshë në mënyrë të menjëhershme: Kur mëlçia nuk filtron toksinat siç duhet, të gjitha yndyrat që qarkullojnë kthehen mbrapsht në trupin tuaj.

Dhimbje stomaku: Edhe pse inflamacioni i stomakut mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet shëndetësore, jo rrallëherë mund të shkaktohet nga çrregullimet e funksionimit të mëlçisë.

Erë keqe nga goja: Jeni nga ata njerëz që i kushtoni rëndësi higjienës orale, por prapëseprapë vini re se goja juaj mban erë të keq, atëherë duhet të dini se ky problem mund të shkaktohet nga mos funksionimi siç duhet i mëlçisë.