Art Jetese

Nëse ju hahet para se të flini, këto janë 6 ushqimet që rekomandojë nutricionistët

Ndodh shpesh që të rrimë zgjuar vonë dhe të kemi uri në mbrëmje para se të shkojmë në shtrat

Prej kohësh ekziston një teori që të ngrënit para gjumit lidhet me shtimin në peshë.

Por, nutricionistët kanë përpiluar një listë të ushqimeve që janë zgjidhja më e mirë për një vakt para gjumit.

Arra

Arrat janë të pasura me kalcium, magnez, vitamina B, proteina dhe yndyra të shëndetshme për zemrën si omega-3 me bazë bimore.

Banane

Bananet përmbajnë kalium, i cili është një relaksues natyral i muskujve dhe ndihmon për gjumë të mirë. Ato përmbajnë gjithashtu triptofan, i cili jo vetëm që përmirëson disponimin, por mund të ndihmojë edhe në një gjumë të qetë të natës.

Por duhet theksuar se bananet përmbajnë një sasi të mirë sheqeri, rreth 15 gram për banane.

Kos grek me bajame dhe manaferra

Nëse nuk e keni problem të përgatitni një vakt para gjumit dhe me këtë nënkuptojmë përzierjen e disa ushqimeve së bashku, dietologia e regjistruar Abby Vichill rekomandon kos grek me bajame dhe manaferra.

Galeta orizi me gjalpë kikiriku

Vichill thotë se kjo është një tjetër meze e lehtë para gjumit, pasi gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe yndyrë, dhe krekerët e orizit përmbajnë karbohidrate.

Kërpudha të thata shiitake

Kërpudhat shiitake janë një nga burimet më të mira me bazë bimore të vitaminës D, e cila është integrale për një pushim të mirë gjatë natës. Vitamina D luan një rol në prodhimin e melatoninës dhe ne duam të sigurojmë që ky hormon të ushqehet para gjumit për të siguruar gjumë me cilësi të lartë.