Lajme Ballkan

Nënshkruhet marrëveshja për Roaming në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është firmosur marrëveshja për Roaming.

Siç raporton Abcnews.al, kjo marrëveshje parasheh uljen e tarifave të Roaming për Ballkanin Perëndimor.

Zbatimi i marrëveshjes parashikohet që të nis me 1 tetor të vitit 2023.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipëris, Edi Rama ka mikpritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

I pari që mbërriti në këtë takim ishte komisionari evropian, Oliver Varhelyi.

Në fjalën e saj para mediave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta.

“Për fat të keq, Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta.Marrëveshja Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje mes veti me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Osmani.

Osmani: Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta – SHQIP.com

Më tutje Osmani po ashtu është shprehur se në këtë samit do të diskutohet për të ardhmen evropiane e jo për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se integriteti territorial i shtetit të tij është shkelur në vitin 1999 dhe në vitin 2008.

Vuçiqi: Integriteti i Serbisë është shkelur në vitin 1999 dhe 2008 – SHQIP.com

/Shqip.com