Lajme

Vuçiqi: Integriteti i Serbisë është shkelur në vitin 1999 dhe 2008

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se integriteti territorial i shtetit të tij është shkelur në vitin 1999 dhe në vitin 2008.

Në adresimin e  tij për media me mbërritjen në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiq tha se lidhur me këtë dhe gjera të tjera do të diskutohet në këtë event.

“Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në 99’ dhe në vitin 2008 dhe do të diskutojmë sot me zyrtarët evropian”, tha Vuçiqi.

Presidenti i Serbisë, tha se për të ardhur në këtë samit ka vendosur pas shumë konsultimeve shtetërore.

“Kanë qenë disa reagime për çështjen e Kosovës, çështjen e dialogut, faktikisht kjo ishte arsyeja kryesore por në fund, pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm që të vinim dhe të diskutonim të gjitha çështjet sepse do të kemi një mundësi këtu së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe ndaj procesit të negociatave me BE-në  dhe mbetemi të vendosur drejtë rrugëtimit të BE-së dhe në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore e kombëtare në përputhje me Kushtetutën”.

Sipas Vuçiqit pjesëmarrja në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor është për dy arsyeje: e para ka të bëjë për çështjen e energjisë dhe e dyta për marrëveshjen Roaming.

/Shqip.com