Lajme

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për huazimin e 300 qelive të burgjeve

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës.

Është nënshkruar të hënën marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për marrjen me qera të 300 qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, përcjell Shqip.com.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën ku do të vendosen 300 të burgosur, do të vlejë për 10 vjetët e ardhshëm.

Sipas saj, të dënuarit që do të transferohen nga Danimarka, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

Ajo thotë se paratë që janë fituar nga kjo marrëveshje, do të përdoren për energjinë e ripërtërishme.

Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në rajon që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, teksa vendi përfiton 210 milionë euro./SHQIP.com