Lajme

Nënshkruhen 7 marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë

Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan.

Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar të hënën mes Shqipërisë dhe Turqisë, përcjell Shqip.com.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe i Shqipërisë, Edi Rama, kanë vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve e veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euro News Albania.

Marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të dy vendeve:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së arkivit shtetëror të Turqisë dhe drejtorisë se përgjithshme të arkivit të Shqipërisë.

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptar.

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë se emergjencave dhe ministrisë së brendshme të Turqisë.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe ministrisë se jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin ne fushën e protokollit.

Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë se Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit te folklorit shqiptar.

Ndryshe, Erdogan është duke zhvilluar të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit me ceremoni shtetërore në Rinas, e që ishin të pranishëm Rama dhe ministrat e kabinetit të tij.

Kryeministri shqiptar rreth orës 12:00 mbajti fjalën e tij përshëndetëse para konferencës së përbashkët me Erdogan.

Rama e falënderoi Erdoganin për ndihmën e dhënë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019-ës.

Ndërkaq, vetë presidenti i Turqisë tha se është krenar për punimet që i ka bërë në Shqipëri./SHQIP.com