Lajme

Nënkryetarja e LDK-së kritikon paraqitjen e Donika Gërvallës në OKB

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi- Sadiku ka kritikuar paraqitjen e Ministres së Jashtm të Kosovës, Donika Gërvallës në OKB.

Sipas Mjekiqit në paraqitjen e parë Gërvalla ka folur pa ndonjë koncept.

‘’Në paraqitjen e saj para Këshillit të Sigurimit mbrëmë, Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla, gjatë replikës foli pa ndonjë koncept e me shumë emocione duke personalizuar krejtësisht debatin.’’ ka shkruar Mjekiqi.

Mjekiqi po ashtu ka parashtruar pyetje se si shkohet në një ngjarje pa u përgatitur dhe pa replika.

“Si shkohet në këtë ngjarje pa përgatitur edhe argumentet për replikë? Nuk ka asgjë të paditur nga ajo që propagandon Serbia tash e 20 vjet. E argumentet janë në anën tonë.’’ ka shtuar Mjekiqi.

Me gjithë respektin ndaj saj, znj. Gërvalla duhet pasur parasysh që ajo përfaqëson gjithë vendin në ngjarje të tilla dhe në replikën e saj nuk ishte as dinjitoze e as diplomatike ka shtuar më tutje Mjekiqi./Shqip.com