Lajme

Nënkryetari i Prishtinës kërkon ndihmë nga qytetarët për qentë endacakë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

Qentë endakcakë kanë vërshuar në një lagje të Prishtinës.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, është publikuar një video ku dhjetëra qenë shihen teksa sulmojnë njëri tjetrit.

E për këtë ka reaguar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për zgjidhjen e problemit të qenëve endacak.

Theksojmë se ditë më parë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se kanë nënshkruar katër kontrata për trajtimin e qenve endacak.

Musliu ka paralajmëruar se Komuna do të bëjë blerjen e cipave që do tu vendosen qeneve. Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera.

“Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 llote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”.

Poashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operator. Si master-plan për trajtimin e qenve endacak është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musliu./Shqip.com