Lajme

Nënat e ushtarëve rusë me peticion kundër luftës në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Një grup nënash të ushtarëve rusë iu bashkuan një grupi aktivistësh për të kërkuar tërheqjen e trupave të Moskës nga Ukraina, duke nisur një peticion në internet të dielën.

Aktiviteti, i organizuar nga grupi rus i rezistencës feministe kundër luftës , përkon me Ditën e Nënës në Rusi.

Peticioni i drejtohet parlamentarëve në komisionet përkatëse të Dumës së Shtetit dhe Këshillit të Federatës.

Peticioni kishte mbi 1,500 nënshkrime deri në orën 17:45 me orën e Moskës të dielën, dhe numri po rritej, raporton BBC.

“Ne jemi kundër pjesëmarrjes së djemve, vëllezërve, bashkëshortëve, baballarëve tanë në këtë. Detyra juaj është të mbroni të drejtat dhe liritë e nënave dhe fëmijëve, nuk duhet të mbyllni sytë para gjithë kësaj”, thuhet në peticion.

Lufta në Ukrainë ka nisur që nga 24 shkurti.

/Shqip.com