Lajme

Në zgjedhjet lokale do të ketë rreth 90 mijë votues më shumë

Komisioni Qendror Zgjedhor

Në këto zgjedhje lokale do të jenë rreth 90 mijë votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

Kështu është thënë gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi u certifikua lista e zgjedhjeve lokale.

Është folur për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie, ku nuk është parë ide e mirë që “Salla 1 Tetori” të jetë vendvotim, pasi tash është qendër e vaksinimit.

Kështu është shprehur, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.

“Janë të certifikuara të gjitha aktivitete. Sekretariati ka dizajnuar fletëvotime për zgjedhje dhe ka finalizuar të gjitha ndryshimet në doracak”.

Lexo edhe:
Kurti shkon në takimin e thirrur nga Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

“Po ashtu krahas shumë punëve sekretariati ka përfundua aktivitetet jashtë vendit dhe largimin e personave që nuk përfshihen. Jemi në prag të fillimit të fushatës dhe do të fillojë procesi i fletëvotimeve për kryetar komunal. Sekretariati ka përgatitur edhe për trajnim duke respektua masat. Plani përfshin secilën komunë”.

Për kujdes të shtuar gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në pandemi është shprehur edhe anëtari i KQZ-së nga VV, Sami Kurteshi.

“Vaksinat, testi dhe përmbajtja në ato vende, përdorimi i mjeteve si maska e dezinfektuesi, nuk e di a ka me pasë nevojë për dorëza dhe nuk e di a duhet me marr ne një vendim”.

Njëjtë mendon edhe Arianit Elshani, nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ndërsa, të obligohen subjektet apo shoqëria civile e mediet të plotësojnë kriteret, për të mos hapur virusin”.

Për t’i respektuar gjitha masat anti-COVID, mendon edhe përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi.

“Me kujdesin ne si institucion duhet të bëjmë në kuptimin e respektimit të masave, prandaj kam kërkuar nga sekretariati që ta kemi një plan apo udhëzues”. /Shqip.com