Kulturë

Në TKK vjen premiera e baletit për fëmijë “Liqeni i Mjellmave”

Premiera e baletit për fëmijë “Liqeni i Mjellmave” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Premiera do të jetë të premten më 24 qershor.

“Liqeni i Mjellmave” vjen nën koreografinë e Behie Murtezit dhe Driton Saqipit.

Ndërkaq, do të përcjellët me muzikën e Pyotr Ilyich Tchaikovsky dhe Hajrulla Sylës.

Shfaqja do të fillojë nga ora 19:30.

Kujtojmë që Baleti Kombëtar i Kosovës së fundi ka realizuar turneun e shfaqjeve nëpër Kosovë.

Ku u interpretuan D dy koreografi nga Richardo Fernando, shfaqje që kanë ngjallur emocione të jashtëzakonshme në të gjithë botën.