Lajme

Në Sofje nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, temë edhe Kosova

Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në Sofje të Bullgarisë, ka nisur punimet komisioni për mbrojtje dhe siguri.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte edhe për Kosovën.

Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet me komisionet. Gjatë ditës do te zhvillohen tre prej tyre.

Ndryshe, me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës, raporton RTK.

Kjo është agjenda për sot:

Sot, më 25 maj, në Sofje do të zhvillohen punimet e tre komisioneve parlamentare të AP të NATO-s për Mbrojtje dhe Siguri, për Ekonomi dhe siguri dhe atij për shkence dhe teknologji, raporton RTKlive.

Delegacioni i Kuvendit te RKS-se do ti ndjekin punimet e komisionit për mbrojtje dhe siguri ku ndër të tjera do të diskutohen edhe tri draft raporte:

1. Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye),

2. Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara),

3. Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).

/Shqip.com