Lajme Ballkan

Në klasë bashkë me presidentin – Ëmbla Ademi përcillet në shkollë nga Stevo Pendarovski

Ëmbla Ademin dhe Stevo Pendarovski duke shkuar në shkollë

Gjërat kanë kthyer mbarë për Ëmbla Ademin.

Para pak ditësh prindërit e shokëve e shoqeve të saj të klasës kanë nënshkruar peticion për ta larguar nga shkolla vetëm se kishte Sindromën Down, derisa këtë të hënë në shkollë ka shkuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti maqedonas e ka shoqëruar atë drejt klasës bashkë me prindërit e saj.

Në videon e publikuar, Pendarovski shihet tek e merr Ëmblën në banesën e saj dhe bashkë shkojnë për në shkollë.

Pas mediatizimi të madh të rastit Ëmbla është kthyer para katër ditësh në shkollë.

Lajmin për rikthimin e saj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, e bëri ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Ishte babai i Ëmblës, Iliri, i cili kishte publikuar një foto të saj në Facebook, ku Ëmbla shihej e vetme në bankat shkollore.

Sic tregonte ai, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij./Shqip.com