Lajme

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës  fillon procesi mësimor

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubraviës ka filluar procesi mësimor.

“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës  fillon procesi mësimor.Në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina” në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, “Mithat Frasheri” në Gurrakoc, ka filluar procesi edukativo arsimor i gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur edhe për drejtimet që mund t’i ndjekin të burgosurit.

“Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri – Instalues i  Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit” thuhet më tutje në njoftim.

Foto nga procesi mësimorë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin, thuhet më tutje në njoftim.

Lexo edhe:
Nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor

Ndërsa sot, për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kultturës nga sot, 1 shtator ka vendosur të hyjë në grevë të përgjithshme.

Kjo për shkak se sindikalistët nuk arritën të dakordohen me zyrtarë të institucioneve kërkesat e tyre.

Përmes saj, mësimdhënësit synojnë t’i realizojnë kërkesat e tyre për 100 euroshin dhe miratimin e Ligjit të Pagave.

Kundër kësaj proteste janë shprehur hapur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci./Shqip.com