Rozë

“Ne nuk e njohim tradhtinë”, moderatori i njohur ironizon Donaldin me fjalët e Borës

Donald Veshaj

Flori Gjini dhe Donaldi kanë filluar një zënkë në rrjete social.

Shkak për këtë u bë një batutë e Donaldit për të

Së fundmi, ai ka postuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me një varëse në qafë ndërsa thumbon drejtpërdrejt aktorin e humorit.

“Në këto 24 orë kam pasur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën.

https://streamable.com/pjslie

Kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë ai teksa videon e mbyll duke treguar një medalion që mbante në qafë e duke u shprehur me fjalët “përgjigjen time e dini tashmë”.

Kjo video na kujton momentin ku Bora Zemani komentoi afrimitetin mes Semit dhe Donaldit.

https://streamable.com/iccgvv

Bora postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Unë e dua shumë Semin dhe e njoh shumë mirë. Ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Ndërsa sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”, duke treguar varësen që Donaldi i dhuroi në përvjetorin e lidhjes.

Ndryshe në media kohëve të fundit është folur për një ribashkim në mes të Donaldit dhe Bora Zemanit.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi dyshja janë parë bashkë në Milano./SHQIP.com

https://streamable.com/gjuya7