Lajme

Në nderim të viktimave në Teksas, flamuri i Ambasadës amerikane në Kosovë ulet në gjysmështizë

Një 18 vjeçar ka vrarë me armë 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10 vjeç si dhe dy të rritur përfshirë një mësues në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti.

Sulmuesi ishte gjithashtu nxënës i kësaj shkolle i cili mbeti i vrarë.

Ndërsa, të mërkurën Ambasada Amerikane në Kosovë ka vendosur flamurin në gjysmështizë, në nderim të viktimave në Teksas.

“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në Twitter ka thënë se ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan në këto kohë./Shqip.com

Lexo edhe:
Osmani pas sulmit në Teksas: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan