Lajme

Në Lipjan dy nxënës posedonin boks hekuri, shufër metalike si dhe një revole lodër

Në çantat shkollore të dy nxënësve në komunën e Lipjanit është gjetur një shufër metalike, një boks hekuri dhe një revole lodër.

Këtë e bënë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi ku të miturit janë intervistuar dhe dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në komunën e Obiliqit  nga njësiti policor është kontrolluar një i mitur të cilit më pas i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në të njëjtën komunë në një rast tjetër janë kontrolluar disa të mitur ku njërit prej tyre i është gjetur një shufër metalike.

Sipas PK-së, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com