Lajme

Në grua në Prishtinë dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe nëna e saj

Foto ilustruese

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe nga nëna e saj.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se pas intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com