Në dhjetë vitet e fundit 104 persona janë pagëzuar me emrin “Flamur” në Kosovë

Në dhjetë vitet e fundit, 104 persona janë pagëzuar me emrin Flamur në Kosovë.
Në një përgjigje për EO nga Agjencia e Statistikave të Kosovës personat e pagëzuar me emrin Vlora janë 52.
“Në 10 vjetshin e fundit në Kosovë, numri i personave me emrin Flamur është 104 persona, Vlora: janë 52 persona”, thuhet në përgjigjën e ASK-së.
EO është interesuar edhe për emrin Valon dhe Marigona për të cilët ASK-ja ka një përgjigje.
“Valon: 79 persona dhe Marigona: 139 persona”.
Sot, shënohet 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë të shpallur nga Ismail Qemaili në Vlorë në vitin 1912.
Po ashtu, sot u mbushën 25 vjet që nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajit në krye me komandantin Adem Jasharin i cili kishte lindur në po të njëjtën dite.
Kujtojmë se në nder të festës kombëtare, dje Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se 28 Nëntori mbanë në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive.
Dy kryekuvendarët shqiptarë mbajnë fjalimet e tyre në mbledhjen e përbashkët – SHQIP.com
Konjufca potencoi se Nëntori është i Shqipërisë po aq sa është edhe i Kosovës.
Ndërsa, kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla tha se kjo mbledhje shënon rikonfirmimin e thirrjes shpirtërore të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë.
Ajo potencoi se mënyra e të mënduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë në bazë të realitetit në të cilin ndodhen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më shpesh bashkë dhe jo vetëm në kremte.
Mbledhja e kuvendeve shqiptare, Kurti e Rama mbajnë fjalimet e tyre – SHQIP.com
Në këtë mbledhje, Kurti citoi edhe fjalë nga profesori dhe politologu Kosovar, Ukshin Hoti.
“Ai kërkoi nga politikanët shqiptarë që të kenë si prioritet kryesor pozitën ndërkombëtare të Kosovës e të Shqipërisë dhe jo pozitën vetjake”, tha Kurti.
Kurse, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nuk beson që shqiptarët janë mirë në raport me vetën e tyre.
/Shqip.com