Lajme

Në “betejën” në mes të SBASHK-ut dhe ministrisë hynë edhe nxënësit – bojkotohen orët shtesë

Pavarësisht që është paralajmëruar mbajtja e orëve mësimore janë nxënësit ata që kanë bojkotuar procesin mësimor.

Isak Bregaj drejtor i shkollës “Dardania “ në Prishtinë ka thënë për SHQIP.com se vetëm 4 nxënës kanë ardhur sot në mëngjes.

“Të gjithë mësimdhënësit i kamë në shkollë, të gjitha i kam të dokumentune edhe me video. Vetëm 4 nxënës kanë ardhë. Procesi mësimor nuk është zhvilluar dhe 45 mësimdhënës janë në sallë të arsimtarëve”, tha ai.

Bregaj tha se paraprakisht janë bërë të gjitha njoftimet e nevojshme që procesi mësimor do të mbahet.

“Të gjitha njoftimet që do të mbahet procesi mësimor shtete janë bërë. Mbrëmë kemi pas edhe mbledhje të prindërve”.

Ndryshe, SBASHK-u  të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre, mirëpo me 3 tetor greva është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Kjo nuk është e gjitha, pasi përplasjet filluan për kompensimin e orëve mësimore.

Nga MASHTI-i kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura duhet të bëhet sipas kalendarit të paraqitur nga ta dhe mosrespektimi është vepër penale.

Nagavci në një postim ka thënë se mësimdhënësit që nuk do ta mbajnë procesin mësimor nuk do të kompensohen.

Ndërsa, nga kjo sindikatë kanë thënë se orët nuk do të kompensohen dhe sipas tyre nuk kanë frikë nga “kërcënimet” e ministrisë.

/Shqip.com