Kulturë

Në 110-vjetorin e Shqipërisë, përurohet shtatorja e Anton Çettës

Për nder të 110-vjetorit të Shqipërisë, të hënën është përuruar shtatorja e Anton Çettës.

Shtatorja e profesorit dhe prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta është përuruar hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

Shtatorja u përurua pas katër vjetësh pritjeje në atelienë e skulptorit Agon Qosa.

Foto/ EO

Çetta, ishte themeluesi i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, si dhe kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”.

Ai vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

/Shqip.com