Lajme

Ndryshohen emrat e propozuar për  udhëheqjen e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës këta janë emrat e propozuar nga Qeveria

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka vendosur që të ndryshojë emrat e propozuar për udhëheqjen e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sipas vendimit në vend të Hekuran Nikqit është propozuar Neim Binaku ndërsa në vend të Violet Blakaj Spaçit është propozuar Shpend Miftari.

Ishte data 9 mars,  kur qeveria ia kishte propozuar kuvendit të Kosovës  emrat për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të AKK-së.

Sipas propozimit, Hekuran Nikqi ishte propozuar për kryetar; Kaltrina Sela për zëvendëskryetare ndërsa Shpend Miftari, Besnik Stublla dhe Nafie Nosdautaj ishin propozuar për anëtarë të këtij Komisioni.

AKK përbehet nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, që është trupi vendimmarrës dhe përbëhet nga pesë anëtarë, përfshirë edhe kryetari i AKK-së./Shqip.com